18 Tetor 2019

Turizmi kosovar prezantohet në Panairin Mesdhetar të Turizmit

Tiranë, 8 prill - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në  Kosovë  (KIESA), po merr pjesë në \"Panairin Mesdhetar të Turizmit - Tirana 2017”,  i cili do të  jetë  i hapur për dy ditë  rresht, me 8 dhe 9 prill, në ExpoCity në Tiranë.

Panairi Mesdhetar i Turizmit në Tiranë është një mundësi e shkëlqyer të cilën KIESA po e shfrytëzon për t’i njoftuar operatorët e huaj turistik dhe pjesëmarrësit e interesuar me mundësitë e shumta që Kosova ofron në fushat e eko-turizmit, trashëgimisë kulturore, turizmit dimëror, vizitave të qyteteve dhe paketave tjera të ndryshme turistike.

Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme turistike të rajonit, dhe qëllimi kryesor i tij është promovimi i destinacioneve turistike nëpërmjet prezantimeve, konferencave dhe aktiviteteve B2B, si dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve.

Panairi Mesdhetar i Turizmit- Tirana 2017 do të mbulojë gjashtë fushat kryesore të turizmit siç janë: Akomodimi,  Agjencitë Turistike, Turizmi Detar, Turizmi Malor dhe Gastronominë.

Krahas Kosovës, në këtë panair po marrin pjesë edhe shtetet si:  Shqipëria, Kroacia, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj.

Panairi është organizuar për herë  të  parë  në  Shqipëri nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë.




 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)