14 Gusht 2018

Turizmi i Shqipërisë rritet për 12 për qind

Tiranë, 25 maj - Turizmi në Shqipëri vijon të tërheqë turistët e huaj nga Europa, rajoni dhe jo vetëm, duke e çuar frekuentimin e tyre në 12 % më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në promovimin e projektit "Smile Albania" theksoi se Shqipëria është vizituar së tepërmi nga turistët e huaj duke premtuar se ky sezon turistik do të jetë i sigurt dhe impakti i këtij të fundit do të jetë pozitiv në ekonomi.

"Në tremujorin e parë kemi marrë të dhëna shumë të mira për rritjen e numrit të turistëve krahasuar me të dhënat e tremujorit të parë të vitit të shkuar ku kemi një rritje prej 12% dhe nëse vitin e shkuar arritëm të prekim tavanin e 5 milionë turistëve jemi të bindur se këtë vit jo vetëm fal të dhënave që kemi marrë nga të gjitha agjencitë dhe operatorët turistik, por edhe si rezultat i një pranie shumë të madhe pozitive të Shqipërisë dhe qyteteve të ndryshme të saj në faqet e reklamave dhe promovimit dhe turizmit nëpër botë, me siguri do të marrim një rezultat edhe më të mirë se ai vitit të kaluar dhe me siguri impakti i turizmit në ekonomi do të jetë edhe më i fortë se në vitin e kaluar,"thotë kryeministri Rama.

Kryeministri u ndalë dhe te vëmendja që mediet e huaja i kushtuan Tiranës.

Vetëm dje apo pardje Tirana u shpallë nga një prej faqeve më të vizituara të promovimit të destinacioneve turistike në botë "Lonely Planet", si një ndër 10 destinacionet më të mira për Europën në vitin 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)