10 Korrik 2020

Spanja merr masa për të tërhequr turistë

Madrid, 25 tetor - Tani që po afrohet sezoni i ulët turstik i dimrit, Spanja po merr një sërë masash për të tërhequr turistë gjatë këtij sezoni.

Tradicionalisht, sezoni i nxehtë turistik në Spanjë është gjatë verës, i njohur për plazhet e bollshme të vendit që tërheqin një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bota.

Por, autoritetet e turizmit lokal tani janë duke u përpjekur për të sjellë risi në këtë sektor, në mënyrë që të bëhet një destinacion gjatë gjithë vitit.

Një nga masat është që të promovohet historia dhe kultura e pasur e Spanjës, në mënyrë që të tërheqë turistë për të shijuar vendin dhe pazarin.

Zëvendës Drejtori i Institutit të turizmit të Spanjës Rafael Chamorro thotë se vizitorët duan më shumë se vetëm diell, detë dhe Sangria, ata janë gjithashtu të interesuar në kulturën spanjolle, ushqimin dhe peisazhet.

\"Është shumë e dobishme që të ketë turistë që vijnë nga janari deri në dhjetor, ashtu siç bëjnë gjatë pushimeve të ndryshme. Gjithashtu ata kërkojnë diçka tjetër në vend të diellit dhe plazhit, për shembull, për të shijuar qytetet tona. Pra, ne jemi shumë të interesuar në turistë për shkak se ata kanë shpenzuar shumë, ata vijnë nga tetë deri në dhjetë ditë dhe të konsumojnë produkte të ndryshme,\" ka shprehur Chamorro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)