19 Mars 2024

Sistemi bankar vazhdon të mbështesë turizmin në Turqi

Stamboll, 8 nëntor - Sipas të dhënave të Autoritetit të Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Sistemit Bankar deri në 30 shtator 2017 sektori bankar turk ka siguruar 16 miliardë dollarë kredi për sektorin e turizmit.

Shuma e kredive në para që i kanë siguruar bankat sektorit të turizmit këto 5 vitet e fundit është rritur me 282% dhe ka kapur shifrën 61,4 miliardë lira turke (rreth 16 miliardë dollarë).

Sipas të dhënave të Autoritetit të Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Sistemit Bankar (BDDK) shuma e kredive që ka dhënë sektori bankar turk në fushën e turizmit nga 49 miliardë e 771 milionë lira turke (13 miliardë dollarë) që ka qenë në fund të shtatorit 2016, është rritur në 61 miliardë e 353 milionë dollarë (rreth 16 miliardë dollarë) deri në datën 30 shtator 2017.

Rritja e kredive të livruara për sektorin e turizmit në bazë vjetore është 23,3%. Ndërsa për periudhën e 5 viteve të fundit rritja në kreditë e turizmit është regjistruar 282%.

Në shtator të 2012-ës vëllimi i kredive të tilla ka qenë në nivelin e 16,1 miliardë lirave turke (rreth 9 miliardë dollarë).

Me një vëllim prej 24 miliardë e 369 milionë lirave turke (rreth 6,3 miliardë dollarë) Stambolli zë vendin e parë në kreditë e përdorura për sektorin e turizmit. Stambolli ndiqet nga Antalya me rreth 17 miliardë e 603 milionë lira turke (4,56 miliardë dollarë), Ankaraja me 4 miliardë e 741 milionë lira turke (1,23 miliardë dollarë), Mulla (Muğla) me 2 miliardë e 594 milionë lira turke (673 milionë dollarë) dhe Izmiri me 1 miliardë e 109 milionë lira turke (288 milionë dollarë).

Rritja më e madhe në kreditë që janë përdorur gjatë vitit të fundit në sektorin e turizmit është shënuar në Hakkari, 494,5%, i ndjekur ky nga Kilisi me 163,2%, Rize me 143,8% dhe Adëjamani (Adıyaman) me 140,9%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)