26 Prill 2024

Shqipëria miraton marrëveshjen e kredisë për zhvillimin e turizmit

Tiranë, 8 shkurt - Parlamenti i Shqipërisë miratoi të martën marrëveshjen e kredisë ndërmjet qeverisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për sektorin e turizmit.

Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, rritjen e aseteve turistike dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel vendor.

Sipas marrëveshjes së kredisë, banka do t\'i japë Shqipërisë 63.8 milionë euro (68.1 milionë dollarë U.S.) për financimin e projektit të integruar urban dhe turistik të zhvillimit në Shqipëri.

Kredia do të përdoret për të financuar projekte që priten të zbatohen në qytetet e Beratit, Gjirokastrës dhe Sarandës në jug të Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)