20 Qershor 2019

Shqipëria, destinacion në zhvillim i Mesdheut për shkak të bukurisë së detit

Romë, 25 maj - Tetë plazhe ideale për ata që duan një përzierje mes diellit dhe kulturës, vetëm dy hapa larg Italisë, shkruan gazeta italiane online Tgcom24, pjesë e grupit mediatik italian Mediaset.

”Shqipëria është destinacioni në zhvillim i Mesdheut për shkak të bukurisë së detit të saj dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimit. Një vend që ofron peizazhe me bukuri madhështore dhe shumë mikpritje.

Për italianët, ndër të tjera, Shqipëria është afër dhe mund të arrihet lehtë aty me traget nga Bari, Ankona ose Trieste me anije që ofrojnë të gjitha komoditetet. Këtu janë disa nga treguesit për plazhet e saj më të bukura për transparencën e ujit, për shërbimin dhe për natyrën që i rrethon ato.

Saranda dhe dëshira për jetën e natës – Pjesa më joshëse e bregdetit shqiptar, Saranda, është e famshme për jetën e natës.

E vendosur në mes të Jonit dhe kodrave të ullinjve përballë ishullit të Korfuzit dhe pak kilometra nga Greqia, ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të arsyeshme, ngrënien në Kështjellën e Lëkurësit, eksplorimin e vendit arkeologjik të Butrintit, trashëgimi e UNESCO-s me mbetjet e qytetërimit të lashtë grek, një teatër që nga shekulli III para Krishtit dhe një bazilikë të hershme të krishterë.

Riviera e Ksamilit – në jug të Sarandës është një tjetër dhuratë e natyrës. Riviera e Ksamilit e konsideruar si perla e Jonit për shkak të bukurisë së saj, me pamje nga katër ishuj të vegjël, dy prej të cilëve mund të arrihen me anije dhe madje edhe duke notuar.

Nuk është një vend për jetën e natës, por një zgjedhje perfekte për ata që duan të relaksohen duke parë shkëmbinjtë e pjerrët dhe shtratin e detit.

Stili i Karaibeve në plazhin e Jalës – Është një nga vendet më të bukura në bregun e Jonit, me rërë të bardhë dhe ujëra të pastra të rrethuara me shkëmbinj dhe bimësi të dendur me të gjitha aromat e Mesdheut. Ngjyrat ndryshojnë vazhdimisht dhe përzien me tonalitetet e detit, më të ftohta në agim dhe të ngjyrosura në portokalli në perëndim të diellit.

Pishat e Himarës – Të ecësh nëpër shëtitoren e Himarës është me të vërtetë interesante, me aromën e pishave dhe pamjen nga deti Jon. Plazhet janë me rërë dhe ujërat janë shumë të qarta. Është e mrekullueshme të zhytesh në detin kristal të Potamit ose Livadhit, Spillesë ose Llamanit.

Mes natyrës dhe historisë në Porto Palermo – Uji duket si mëndafsh blu para plazhit të Porto Palermos dhe ka një pamje të mahnitshme nga kështjella e ndërtuar në 1818 nga Ali Pashë Tepelena në ”eshtrat” e një kështjelle antike veneciane. Gjiri është aq i bukur saqë shpesh gjallërohet nga set-e kinematografike, shkruan ata.

Gadishulli i Karaburunit – Një xhevahir i natyrës, Gadishulli i Karaburunit, i cili ofron pamje të jashtëzakonshme, së bashku me ishullin Sazan, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar.

Ndodhet pak kilometra larg Vlorës dhe është e rrethuar me bimësi, midis gjirit me detin kristal ndodhet dhe Shpella e Piratëve, duke përfshirë shpellën e Haxhi Aliut e cila i referohet emrit të udhëtarit që e ka përdorur atë si një strehë.

Vlora dhe rrethinat – Vlora është porti i dytë më i madh në vend. Jo shumë larg nga Tirana dhe me pamje nga deti Adriatik, ofron plazhe të pajisura mirë, restorante shumë të veçanta dhe dyqane të modës. E përshtatshme për ata që kërkojnë një plazh të bukur, por jo shumë të izoluar nga konteksti social.

Zhytjet janë të njohura në Gjirin e Vlorës, por mbi të gjitha, duke u drejtuar në zonën e bukur të Nartës, 14 kilometra larg, me Zvërnecin e famshëm që strehon Kishën e Shën Mërisë, një manastir ortodoks i shekullit XIII, i fshehur në mes të qiparisëve.

Dhërmi, plazhi me guralecë – Në jug të Vlorës gjendet plazhi i shkëlqyer i Dhërmiut, i vendosur në mes të Llogorasë dhe Sarandës. Pesë kilometra gurë të lëmuar dhe një det i ëmbël, i pasur me peshq.

Për të lënë prapa zhurmën e turistëve mjafton thjesht të bëni për një çast një shëtitje të bukur në këmbë dhe ju do të gjendeni përballë lagunës blu me pak njerëz dhe pa asnjë ndërtesë të lartë”, përfundon gazeta italiane online Tgcom24, pjesë e grupit mediatik italian Mediaset.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 qershor 2019 - Organizata Inject- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi organizojn konferencën “Trajtimi Institucional i Rasteve të Dhunës në Familje”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Open Data Kosovo organizon panelin e diskutimit me temën “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Kontributi i tyre në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti ''Kadri Zeka'' në Gjilan në bashkëpunim me Oden e Avokatëve të Kosovës dhe aktivitetin e USAID-it Drejtësia Vlen, do të organizojë Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë, ku do të ofrohen shërbime juridike pa pagesë për qytetarët me nevojë. (Universiteti ''Kadri Zeka'', ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të organizojë ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të laborantëve. (Ambientet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ora 10:30)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301.  ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Fushata për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik në Kosovë bën shpalljen e finalistëve dhe fituesit të konkursit "Tregojeni mendjen tuaj afariste". (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Federata Sindikate e Telekomit të Kosovës mban konferencë për media lidhur me qendrimet rreth kontrates se Z-Mobile dhe hapave qe do të nderrmiren diteve në vijim. (Objekti Qendror i PTK-së në Dardani, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut bëhën homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në Istog. (Qendra e qytetit në Istog, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të projektit të Adresave, ku do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka dhe Avni Ahmeti, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale  të Kosovës dhe qytetarë Klinas. (Oborri i Komunës së Klinës, ora 13:45)

- Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të jetë prezent në përurimin e punëtorisë kreative të tipit “makerspace” në Komunën e Gjilanit, të financuar nga USAID-i. (Shkolla Xhavit Ahmeti në Gjilan, ora 14:15)

- Bëhet përurimi i qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. (Lagjja Pejton, përballë Katedrales "Nëna Terezë", ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë tryezën e radhës me temën “Roli i medieve në raportimin e problemeve ndëretnike”. (Hotel Sirius, ora 16:30)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë do të bëj lansimin e Librit 'Ditari i Nënës' udhërrëfyesi për hapat e prindërimit, libër ky i shkruar nga Albiona Beselica Beha. (Libraria Dukagjini në sheshin Nënë Terezë, ora 17:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turniri në futboll të madh ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës. (Fshati Banjë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton komunitetin egjiptian në Fushë Kosovë, në kuadër të Javës së Egjiptianëve. (Amfiteatri përballë komunës së vjetër në Fushë Kosovë, ora 18:00)

- Me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet programi festiv me këngë e valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Tisa" nga Valter Lucaj dhe "Përtej Rrugës" nga Yll Çitaku. (Kino Armata, ora 20:00)