27 Prill 2024

San Francisko renditet i pari në SHBA për numrin e turistëve

SHBA, 10 dhjetor - San Francisko, i shtrirë në kodrina buzë Oqeanit Paqësor, është qyteti i 13 për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara.

Në Californi ka qytete të tjera më të mëdha si Los Angelos, San Diego apo San Hoze, por çdo vit San Francisko renditet i pari apo i dyti në vend për numrin e turistëve.

Çfarë e bën San Franciskon kaq të veçantë? Përse në një këngë të famshme, Toni Benet thotë se e la zemrën në San Francisko e jo në Boston apo Sinsinati?

Ndoshta fama e qytetit vjen nga pozita e tij gjeografike. San Francisko, qyteti i mbështjellë nga mjegulla shtrihet në 40 kodra të pjerrëta mbi Gjirin e San Franciskos. Shumë nga lagjet e ngjeshura të qytetit janë të mbushura me vila të periudhës vikturiane me ngjyra të çelura.

Plazhet në buzë të oqeanit, bizneset tërheqëse në molon pranë ujit, dy nga urat më të famshme në botë dhe parku më i madh urban në perëndim të vendit e bëjnë San Franciskon një qytet të preferuar, dhe si rezultat edhe të shtrenjtë për të jetuar dhe një destinacion të kërkuar për turizëm.

San Francisko ka rreshje të shumta, por dimri është i butë dhe vera e freskët. Shkrimtari i njohur humorist amerikan, Mark Tuejn, pat shkruar një herë “Dimri më i freskët që kam provuar ndonjëherë ishte gjatë verës që kalova në San Francisko”.

Një pikë e preferuar për turistët në San Francisko është lagjia kineze e qytetit, Chinatown – komuniteti më i madh aziatik jashtë Azisë. Por një ndër simbolet më të njohura të qytetit janë tramvajet e stilit të vjetër, të vetmet të këtij lloji ende në operim në botë.

Në lagjen Haight-Ashbury ((HATE-ASH-berry)) ende sheh plot njerëz që përpiqen të mbajnë gjallë përvojën e hipive të verës së vitit 1967. Duke vazhduar në drejtim të perëndimit, ku fillon Oqeani Paqësor, sheh në mes të gjirit burgun famëkeq Alkatraz, që tashmë është shndërruar në muze.

Pikërisht falë këtyre objekteve unike me vlera historike e kulturore, shkrimtari amerikan O. Henry pat shkruar “Në lindje ke lindjen dhe në perëndim ke San Franciskon”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)