07 Qershor 2020

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë

Tiranë, 23 prill - Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi deri në muajin Mars 2017, ka arritur në mbi 66 mijë, 41 mijë më shumë se një vit më parë.
 
Ndërkaq, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale është 238 mijë. 2,2 % prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi, duke shënuar një rritje prej 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave, sipas të cilit, 80,7 % kanë hyrë në rrugë tokësore ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 15,0 % dhe 4,3 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, në muajin mars rezulton nga Kosova me 33,4 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %, Mali i Zi me 13,1 %.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)