26 Shkurt 2021

Rritet numri i turistëve në Durrës

Durrës, 6 gusht - Në portin e Durrësit, më i madhi në vend, dita e diel ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh, të cilët kanë ardhur nga vendi fqinj, Italia.

Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, tha për ATSH-në se "vetëm në orët e para të mëngjesit kanë ardhur 10 716 pasagjerë dhe 3022 mjete me 5 tragetet që vijnë nga Bari dhe Ankona".

Sipas tij, një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve janë emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, por edhe turistë që vizitojnë Shqipërinë.

"Në portin e Durrësit janë përpunuar 4 targete të linjës Bari-Durrës-Bari dhe 1 traget linjes Ancona- Durrës -Bari. Me këto tragete kanë hyrë 4121 shtetas shqiptarë dhe 1231 mjete, ndërsa kanë dalë nga ky port 850 shtetas shqiptare dhe 180 mjete. Përsa i përket shtetasve të huaj në port gjatë ditës së sotme kanë hyrë 3052 të huaj dhe 894 mjete, ndërsa kanë dalë 2693 shtetas huaj dhe 717 mjete", sqaroi Nasto.

Sipas tij, është punuar me intensitet të lartë në mënyrë të veçantë nga kapiteneria e portit, policia e kufirit dhe policia e sigurisë së portit.

"Mbi 30 sportele për udhëtarët dhe automjetet janë në gjendje të plotë pune nga policia kufitare dhe emigracionit. Të gjithë aktoret ne port kanë kryer më së miri detyrat si policia kufitare, kapiteneria, dogana, policia e sigurisë portuale, dogana, firma koncesionare dhe ne rrugën kryesore Policia e Shtetit. Një angazhim i përgjithshëm i këtyre institucioneve dhe masa të plota për ti shërbyer sa më mirë fluksit të ditës së sotme e në vazhdimësi", -nënvizon Nasto.

Vetëm gjatë muajit korrik 117,611 qytetarë të huaj dhe vendas kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Portit të Durrësit, 85,628 në hyrje dhe 31,983 në dalje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)