19 Mars 2024

Për 10-vjetorin e Pavarësisë, alpinistë nga Kosova do të ‘pushtojnë’ Kilimanxharon

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur drejtuesit e Shoqatës Bjeshkatare - Alpiniste “Shkëmbi” të udhëhequr nga kryetari Mensur Gashi.

Pesë anëtarë të kësaj shoqate, për nder të jubileut të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2018, synojnë të pushtojnë Majën e Kilimanxharos, në Tanzani të Afrikës, konkretisht “Uhuru Peak” (Majën e Lirisë), në një lartësi mbidetare prej 5895 metra.

Ky aktivitet i natyrës sportive e promovuese mbështetet nga MKRS-ja dhe realizohet në kuadër të agjendës për shënimin e 10-vjetorit.

Ministri Gashi me këtë rast u informua për planet dhe detajet e kësaj ekspedite si dhe për aktivitetet tjera që realizon shoqata “Shkëmbi”.

Ministri njëherësh i uroi alpinistët kosovarë për këtë aktivitet ashtu që emri dhe simbolet e Kosovës në ditën më të shënuar të vendit, në 10-vjetorin e ditëlindjes së shtetit, të dërgohen në majën më të lartë të kontinentit të Afrikës.

“Ekspedita e alpinistëve tonë për ‘pushtimin’ e Kilimanxharos është një aktivitet i rëndësishëm në kuadër të agjendës së ngjeshur që ka përgatitur shteti ynë për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është një nder që shteti ynë të promovohet në Afrikë në këtë datë të shënuar”, u shpreh ministri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)