15 Dhjetor 2019

Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

Orllan, 24 nëntor - Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK të shtunën ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.

Uji është jete, mos e ndot atë! Mendo sot për një te ardhme te shëndetshme! VENDIMI varet nga TI!

Ky është mesazhi qe do të mirëpret qytetaret qe vizitojnë Liqenin e Batllaves , duke shpresuar që ti thërrasim në ndërgjegjejën e secilit për ruajtjen e ambientit dhe kujdesin e burimeve ujore .

Meqenëse Liqeni “Batllava” është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pijshëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër

SDK, duke qenë vazhdimisht aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikoj në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit duke siguruar mirëmbajtje permanente përreth liqenit te Batllaves  në Orllan.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky që mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është duke u implementuar nga OJQ SDK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)