01 Dhjetor 2020

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kundër mbylljes se bizneseve

Prishtinë, 7 nëntor - Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar kundër vendimit të ngutshëm për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë në vikend.

"Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës sërish reagon kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë duke e cilësuar si vendim të ngutshëm dhe pa konsultime pavarësisht se gjatë takimeve me zyrtarët e Ministrive përkatëse me theks të veçantë takimin me Zv Kryeministrin Tahiri ku ishim dakorduam se për çdo masë të re do të konsultoheshim së bashku'', thuhet ne njoftimin e OHTK-se.

OHTK-ja gjithashtu e cilëson jo profesional komunikatën për media të krerëve qeveritarë ku paralajmrimi për mbyllje, u komunikma vetëm 7 orë para hyrjes në fuqi të masave të reja, ku shkaktoi panik dhe frigë jo vetëm për hotelierët dhe gastronomët po edhe te të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Vendimet e tilla pa ndonjë analizë të terenit, jo vetëm që po shkaktojnë frigë dhe ankth te qytetarët, por për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë po sjell frigë dhe pasiguri duke u cilësuar si sektori më i diskriminuar dhe më pak i ndihmuari nga Qeveria që nga marsi kur edhe u krijua situata e pandemisë nga virusi COVID 19 dhe posa po alarmohet situata të parët që po atakohen janë hotelierët dhe gastronomët.

OHTK-ja apelon te Qeveria që gjatë kësaj kohe sa është rritur numri i të infektuarve, shqetësim që e kutpojmë të gjithë, të analizojë mirë situatën në teren, duke u bazuar në shumë faktorë e jo vetëm në numra statistikorë, gjithashtu duke pasur edhe një plan konkret që pavarësisht mbylljes bizneset hoteliere dhe të gastronomisë do të ndihmohen të rimëkëmben posa situata të stabilizohet e jo të detyrohen ta kalojnë krizën me forcat e veta tash më të dobësuara si dhe duke i lënë të funksionojnë pa ndonjë strategji dhe plan të së ardhmes se çka do të ndodhë me bizneset e tyre ditëve në vijim.

OHTK-ja ka dorëzuar manualin e përdorimit në Qeveri, ka dhënë sygjerim që të formohet një TASK forcë e përbashkët qeveri - biznese, ka bërë reagime të shumta dhe do të vazhdojë të reagojë por siç po shihet kjo nuk po mirret parasysh andaj nëse situata vazhdon me ritëm të tillë OHTK-ja nuk përjashton edhe protestat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)