26 Prill 2024

Numri i vizitorëve në hotele ishte 30 685

Prishtinë, 15 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2015.

Pjesë e kësaj anketa janë 104 hotele, që ushtrojnë veprimtari  hotelere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.43%.

Në TM4 2015, numri i vizitorëve është 30 685, prej tyre 41.65% janë vizitorë vendorë dhe 58.35% janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2015 është 45 309, ku 37.56 % e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 62.44 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 21 310 vizitorë dhe 32 676 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-ja, Gjermania etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)