06 Qershor 2020

Nis kampi me 40 të rinjë nga Amerika, Izraeli, Franca, Maqedonia e Kosova

Prishtinë, 6 gusht - Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – Toka ka njfotuar se nga nesër do të filloj kampi “Ndërkombëtar” me 40 të rinjë nga Amerika, Izraeli, Franca, Maqedonia dhe Kosova të cilët për një javë do të qëndrojnë në Qendrën Rekreative të Gërmisë duke punuar në realizimin e projekteve vullnetarve përmes së cilave do të përmirësojnë shkollat publike në Kosovë.

Të rinjtë pjesëmarrës në kamp, përmes aktiviteteve socializuese dhe edukative do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të punës me dru, komunikimit dhe bashkëpunimit. Ata do të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës, po ashtu do të kontribuojnë në komunitet duke ndërtuar ulëse për përmirësimin e oborrit të shkollës fillore “Dardania” në Pejë.
 
Kampi i “Super-Vullnetarëve” organizohet nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA dhe ka për qëllim të zhvilloj te pjesëmarrësit kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës, po ashtu synon që përmes vullnetarizmit edukativ të nxisë qytetarinë aktive tek të rinjtë.

Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi gjithashtu përkrahet nga organizata mjedisore WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)