27 Shtator 2020

Ministrja Reshitaj zotohet për mbrojtjen e Bifurkacionit dhe Shpellës së Gadimes

Prishtinë, 13 tetor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj sot vizitoi Bifurkacionin në Ferizaj dhe Shpellën e Gadimes në Lipjan, me ç‘rast shpalosi prioritetet dhe planet për të ardhmen sa i përket këtyre dy monumenteve natyrore me rëndësi të veçantë.

Në vizitën e saj tek Bifurkacioni Ministrja Reshitaj u shpreh se në bashkëpunim me komunën e Ferizajt do të angazhohet në realizimin e projekteve të përbashkëta në mbrojtjen dhe funksionalizimin e këtij fenomeni.

"Në asnjë mënyre nuk do të lejojë dëmtimin e vlerave unike që ka ky fenomen natyror dhe se do të investojë në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e plotë  të  tij." 

Po ashtu Ministrja Reshitaj vizitoi edhe lumin Nerodime, në të cilin javën e kaluar janë zhvilluar gara automobilistike me xhipa, me ç’rast janë shkaktuar dëme mjedisore në shtretërit e dy lumenjve, “Lumi i Madh” dhe lumi “Nerodime” në vendin ku këta lumenj bashkohen.

Inspektorati i ministrisë pas verifikimit të dëmeve ka dhënë vërejtje ndaj komunës duke apeluar që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Pas Ferizajt Ministrja Reshitaj vazhdoi vizitën në Shpellën e Gadimes, me ç’rast  u prit  nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit z. Ilir Morina, i cili e njoftoi ministren  për se afërmi me gjendjen e shpellës dhe kërkoi përkrahje në promovimin e saj si dhe zgjerimin e investimeve brenda dhe zonës rreth saj.

Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj  e vlerësoj shpellën si vlerë të veçantë turistike  që  tërheq shumë vizitor nga vendi dhe bota, një atraksion që meriton vëmendje dhe kujdes nga të gjithë. Ajo u zotua që  si  Ministre e re e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të angazhohet  në ruajtjen e  saj dhe në asnjë mënyre nuk do të lejoj dëmtimin eventual.

Prioritet i imi është hulumtimi i korridoreve dhe galerive të reja të shpellës, zgjerimi i saj, modernizimi, zgjerimi i liqenit dhe krijimi i qendrës turistike duke investuar në rregullimin e infrastrukturës përreth saj, në mënyre që  qytetaret e kësaj anë të punësohen duke zhvilluar aktivitete komerciale, duke iu ofruar turisteve produkte tradicionale, artizanale dhe kulturore përfundoj znj. Reshitaj.

Vizitat e tilla do të vazhdohen edhe në monumentet e tjera me rendësi të veçantë natyrore, për tu njohur me gjendjen e tyre dhe mundësitë e menaxhimit më të mirë dhe më të qëndrueshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)