31 Maj 2020

MAPL mbështet Istogun pë lokacionet turisitike

Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendësministri Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova,  nënshkruan  marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Implementimi i platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turisitike dhe shenjëzimi i shtigjeve të rrugëve malore“.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit  edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet e financuara  nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Maj 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 16:00)