10 Dhjetor 2018

Lidhja e Kosovës me botën përmes promovimit dhe influencuesve 

Prishtinë, 28 shtator - Shtigje për ecje për të apasionuarit pas aventurave? Po. Vende të trashëgimisë nën mbrojtjen e UNESCO-s? Po. Akomodime tradicionale? Argëtim urban? Kuzhinë e pasur vendase dhe makiato fantastike? Po, po dhe sigurisht! Mirësevini në Kosovë, destinacioni i ri evropian që po zhvillohet.

“Ia vlen ta vizitosh Kosovën: është vend i bukur, me natyrë të bukur dhe shumë histori”. Lauren Kim, gazetare udhëtimesh nga Koreja e Jugust ishte një nga shtatë gazetarët e udhëtieve që mbërritën në Kosovë për herë të parë në maj 2018.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte të përjetonin ofertën e Kosovës dhe të ndanin këtë destinacion të sapozbuluar me ndjekësit e tyre në Korenë e Jugut dhe më tej.

Kjo vizitë ishte një nga aktivitetet për promovimin ndërkombëtar të destinacionit që projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) i Swisscontact-it nisi në vitin 2018, si pjesë e punës së vet për të mbështetur zhvillimin e sektorit të turizmit.

Promovimi ndërkombëtar ndihmon në rritjen e qasjes së informacion për Kosovën, zgjeron qasjen në tregje të reja dhe mundëson përputhjen e ndërmarrjeve vendore turistike me ato ndërkombëtare. Po ashtu, përmirëson imazhin e Kosovës në botë. 

Aktivitetet promovuese janë të shumëllojshme: nga panaire ndërkombëtare specifike për këtë industri, promovimi përmes medias së specializuar e deri tek organizimi i udhëtimeve familjarizuese.

Në muajin mars, PPSE mbështeti operatorët turistikë të Kosovës të ekspozojnë ofertën e tyre në ITB Berlin, një nga panairet më të mëdha në botë për udhëtime, ku ata patën mundësi të krijojnë lidhje biznesore të vazhdueshme me partnerë ndërkombëtarë.

Panairi tematik për natyrën në Paris, Destination Nature, ishte një tjetër panair ku mori pjesë Kosova. Artikuj, reklama ose storie nëpër televizione që promovojnë Kosovën si destinacion janë paraqitur në media të ndryshme, si Wanderlust, apo Top Channel në Shqipëri

Para se gazetarët të shkruajnë për Kosovën si destinacion apo para se operatorët turistikë të përfshijnë Kosovën në paketat e tyre, është e rëndësishme që ata vetë ta përjetojnë ofertën dhe vendin.

Qëllimi i udhëtimeve familjarizuese dhe udhëtimeve për media të shpalosin para pjesëmarrësve atraksionet, kulturën, rrugët e udhëtimit, çmimet dhe çfarë mund të presin në vend, në mënyrë që ata pastaj të influencojnë tek vizitorët ndërkombëtarë që të zgjedhin Kosovën si destinationin e tyre të radhës.

Në maj 2018, një grup prej 55 operatorësh turistikë ndërkombëtarë, kryesisht nga vendet e Azisë, vizituan Kosovën në kuadër të një punëtorie për Ballkanin organizuar nga “Travel Shop Turkey”.

Në korrik 2018, një grup i operatorëve turistikë japonezë inspektuan ofertën e Kosovës dhe eksploruan potencialin për bashkëpunim me kompanitë vendore.

Gazetarët koreano-jugorë patën një përvojë shumë të veçantë me historinë, traditën, trashëgiminë kulturore, peisazhet dhe produktet turistike të Kosovës gjatë një programi katër-ditor të dizajnuar me kujdes.

Promovimi i Kosovës në tregjet aziatike është me rëndësi kyçe për vendin si destinacion për udhëtarë nga kjo pjesë e botës.

Këtë vit, PPSE për herë të parë hyri në partneritet me festivalin ndërkombëtar të filmit në Prishtinë PriFest për të organizuar dy udhëtime një-ditore për eksplorimin e lokacioneve filmike për përfaqësues ndërkombëtarë të industrisë së filmit.

Ky aktivitet kishte për qëllim të ekspozonte lokacionet më pak të njohura të vendit dhe atraksione të tilla si vende të mundshme për filmim.

Gjatë diskutimit në panel me titull “Kosovo Ready to Roll”, (Kosova gati për filmime) pjesëmarrësit folën për potencialin e vendit si lokacion për bashkë-produksione dhe për potencialin ende të pashfrytëzuar të burimeve njerëzore dhe kreativitetit.

Të shndërrohesh në lokacion filmik sjell shumë përfitime. Turizmi përfiton nga rritja e numrit të vizitorëve të interesuar për lokacionet ku janë bërë filmat e tyre të preferuar, apo edhe reklamat. Ekonomia lokale përfiton, pasi sjell më shumë njerëz, që shfrytëzojnë më shumë shërbime, shtojnë numrin e rezervimeve për akomodime, qëndrojnë më gjatë, punësojnë vendorë, shpenzojnë më shumë para, që në tërësi ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës.
 
Zhvillimi i sektorit të turizmit në Kosovë ka përjetuar një pikë kthese të rëndësishme në këto vitet e fundit me produktet e reja turistike që janë zhvilluar, përmirësmin e infrastrukturës dhe shërbimeve, lidhjeve me operatorë turistikë ndërkombëtarë dhe me intenstifikimin e promovimit ndërkombëtar të Kosovës si destinacion.

 PPSE bashkëpunon me akterë nga sektori privat dhe ai publik për të mbështetur më tej zhvillimin e turizmit.

Qëllimet kryesore janë rritja e numrit të turistëve, kohëzgjatja e qëndrimit të tyre dhe sa shpenzojnë ata. Kjo gjë ka ndikim direkt tek rritja e ekonomisë së Kosovës, duke krijuar vende të reja pune, rritjen e të ardhurave dhe mirëqenien në përgjithësi, ndërkohë që i kontribuon praktikave të turizmit të qëndrueshëm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2018 - Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett së bashku me ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës,  të ngarkuarin me punë të ambasadës gjermane, Kryesuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësues të organizatës Iniciativa për Progres do të flasin gjatë hapjes së Javës kundër korrupsionit në Kosovë. (Sirius Hotel, ora 9:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë aktivitetin “Çohu për të Drejtat e Njeriut” për shënimin e 10  dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.​  (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore si dhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për fëmijë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e Forumit të Rinisë së LDK-së me temën “Pa-siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë, Zyra e Koordinatorit Nacional kundër Dhunës në Familje, organizon konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahen punimet e Forumit Kosovaro-Maqedonas të Sigurisë 2018, që organizohet nga Fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”, Kolegji AAB dhe Universiteti Kliement Ohridski, Fakulteti i Sigurisë, Shkup. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Klubi Dëshira organizon promovimin e programit të Ndërmarrjes Sociale Dëshira. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë. (Restaurant Holiday, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës për nder të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut do të bëjë promovimin e katalogut me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” organizon tryezën e diskutimit me temë “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 11:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili fillon nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje me kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuçi. (Objekti i Komunës së Junikut, ora 13:30)

- Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kolegji AAB në bashkëpunim me KMDLNJ organizojn tryezë që i kushtohet Adem Demaçit, fitues i Çmimit Saharov dhe çmimeve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 14:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc organizojn Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit që shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit për të falenderuar publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm të cilët zbulojnë rastet e korrupsionit dhe për të rritur ndërgjegjësimin përmes tregimeve të tyre. (Grand Hotel, ora 17:30)