15 Tetor 2019

Kosova promovon turizmin në Paris

Prishtinë, 16 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA),  ka organizuar pjesëmarrjen në panairin e turizmit “Destination Nature”,  i cili po mbahet në Paris të Francës.

Nga Kosova po marrinë pjesë këta operatorë turistik dhe agjenci turistike: “Outdoor Kosovo”, “Altavia Travel”, “Fibula Travel”.

Në shtandin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s, këta operatorë turistikë po prezantojnë guidat turistike, vendet e bukurit natyrore, vlerat kulturore dhe historike, aktivitete të ndryshme që mund të realizohet gjatë qëndrimit në Kosovë si dhe mundësi tjera turistike.

“Destination Nature”,  është një prej panaireve më të rëndësishme që i përket fushës së turizmit dhe veçohet për atë të udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë.


Pjesëmarrja e Kosovës në panairin “Destination Nature”, është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me mbështetje nga Swisscontact – Promoting Private Sector Employment dhe USAID Empower Private Sector.

Panairi është i hapur  nga data 16 – 19 mars 2017.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)