18 Tetor 2019

Komuna do të përkujdeset që Xhamia e Çarshisë te restaurohet

Prishtinë, 14 shkurt - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtori i​ Kulturës në Komunë të Prishtinës, Besart Vllahinja, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u prit nga​ ​Hetem Sopjani,​ Kryetar i Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe​imam i xhamisë së Jashar Pashës​, si dhe Mr. Idriz Gjigoli, zv. kryeimam,​ i Prishtinës.

Në takim u fol për bashkëpunimin në mes të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës, me theks të veçantë tek restaurimi i Xhamisë së Çarshisë.

Kryetari Ahmeti tha se janë shpenzuar shumë para dhe kohë për restaurimin e kësaj xhamie, mirëpo xhamia ende ka mbetur në gjendje jofunksionale me punime të pakryera.

Pas vizitës së përbashkët të kryetarit dhe imamëve në këtë xhami, dhe krahasimit të punimeve që janë bërë në Xhaminë e Jashar Pashës, kryetari Ahmeti tha se është e papranueshme që kjo xhami, 640 vjet e vjetër, e që përveç funksionit fetar do të mund të ishte edhe pikë turistike e Prishtinës, të lihet në kësi gjendje.

Ai premtoi se Komuna e Prishtinës do të përkujdeset që Xhamia e Çarshisë të restaurohet dhe të ketë kujdesin e duhur si xhamia më e vjetër e qytetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)