14 Dhjetor 2017

Këtë vit Stambollin e vizituan 7 milionë turistë

Stamboll, 22 shtator - Numri i turistëve të huaj të cilët kanë vizituar qytetin turk Stambollin në tetë muajt e parë të këtij viti është më i lartë për 10.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ministria turke për Kulturë dhe Turizëm the se shifrat zyrtare flasin se deri në këtë periudhë të vitit, Stambollin e kanë vizituar 6.95 milionë turistë të huaj.

Gjatë muajit gusht është regjistruar një rritje prej 37.3 për qind të turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të cilëve ka shkuar në 1.24 milionë.

Shumica e turistëve që erdhën në Stamboll ishin gjermanë (656.428 persona), pasuar nga Irani (526.084 persona) dhe Arabia Saudite (413.273).

Numri i vizitorëve nga vendet arabe është rritur për 36.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke kapur shifrat prej 1.78 milionë.

Totali i turistëve të huaj në vitin 2016 ishte 9.2 milionë, në vitin 2015 numri i turistëve ishte 12.4 milionë, në vitin 2014 ishte 11.8 millionë ndërsa në vitin 2013 ishte 10.4 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)