21 Tetor 2019

Inaugurohet fshati turistik “Lura Agroturizëm”

Gjilan, 29 maj - Është inauguruar sot fshati turistik “Lura Agroturizëm” në Makresh, i cili është financuar nga Komisioni Europian.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka marrë pjesë në hapje, tha se është i lumtur që po realizohet kjo i ide e kahmotshme e familjes Buca.

“Ka qenë një ëndërr e mikut tim, Gani Buca, e cila është realizuar dhe lidhet agroturizëm. Lura Agroturizëm është vend atraktiv për të gjithë njerëzit që duan të kalojnë ditë e netë aty. Jam i lumtur që si mik i Ganiut, i kam qëndruar afër gjithmonë, por Bashkimi Europian është ai që ka mundësuar që të realizohet financiarisht”, ka thënë Haziri.

Ai tha se nga ky investim do të përfitojnë edhe kryefamiljarët dhe ata që merren me prodhime bujqësore, përkatësisht pemëtari, perimtari, blegtori etj.

“Unë apeloj që të vazhdojmë ta zhvillojmë jetën tonë sepse ajo që u tha këtu, Kosova ka shumë vende të bukura për duhet të nxirren në dritë për të punuar. Lura lidhet edhe me kryefamiljarët, duke filluar nga toka, blegtoria, pemëtaria, perimtaria, frutat malore etj. Faleminderit BE për mbështetjen e këtij projekti."

"Regjioni është mbështetur prej BE në shumën prej 14 milionë euro, që përfshihet edhe sektori publik dhe ai privat. I ftoj gjilanasit dhe gjithë Kosovën që të vijnë dhe ta shohin këtë bukuri. Urime Ganiu dhe familjes Buca”, ka pohuar kryetari i Gjilanit. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)