26 Maj 2018

Hotelet e Kosovës për 3 muaj më 29 736 vizitorë

Prishtinë, 7 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2017.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4 2017) kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 11.54%.

Pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj.

Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj.

Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një aneks i veçantë i cili përmban të dhënat nga Policia e Kosovës lidhur me numrin e vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)