19 Mars 2024

Greqia hap sezonin më 15 qershor

Athinë, 21 maj - Më 15 qershor, Greqia do të hapë sezonin turistk për turistët, ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik.

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës

“Sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet. Gradualisht nga 1 korriku do të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare drejt destinacioneve turistike. Turistëve do t’u merren kampionë për testim në aeroporte dhe do t’iu nënshtrohet protokolleve të higjienës, të cilat nuk do të eklipsojnë diellin dhe bukurinë natyrore të Greqisë”, tha Mitsotakis.

Turistët nuk do të jenë të detyruar t’iu nështrohen testeve para udhëtimit në Greqi, e as karantinimit 14-ditor.

Për të inkurajuar turizmin, Greqia do ta bëjë udhëtimin më të lirë, duke ulur përkohësisht TVSH te të gjitha llojet e transportit e gjithashtu pijet.

Shteti në Mesdhe do të ofrojë gjithashtu testime të kamionëve te turistët edhe pse nuk është e qartë nëse të gjithë do t’i nënshtrohen kësaj procedure.

Greqia po bisedon me një sërë shtetesh europiane lidhur me sezonin turistik të mbetur pezull.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)