20 Maj 2022

CITY INN vlerësohet në top 10% të hoteleve më të mira në botë nga Trip Advisor

Prishtinë, 13 maj - CITY INN sot njoftoi se është shpallur fitues i çmimit “Përzgjedhja e udhëtarëve në Tripadvizor 2022 ”.

Kjo arritje i dedikohet bizneseve që vazhdimisht ofrojnë përvoja fantastike për udhëtarët në mbarë globin, e që e vendos CITY INN në top 10% të hoteleve më të mira në botë. CITY INN u dallua duke siguruar kënaqshmërinë e vazhdueshme të vizitorëve.

“Është nder i veçantë të pranojmë përsëri çmimin Përzgjedhja e udhëtarëve në Tripadvizor 2022 si një vlerësim të shërbimeve tona dhe kënaqshmërisë së udhëtarëve që kanë pasur rastin të qëndrojnë në hotelin tonë” tha Fidan Hallaqi, bashkëthemelues i CITY INN.

“Urime të gjithë fituesve të çmimit Përzgjedhja e udhëtarëve në Tripadvizor 2022 ”, tha Kanika Soni, Kryeshefi Komercial në Tripadvisor. Ky çmim (The Travelers’ Choice Awards) i ndahet më të mirëve  në turizëm dhe mikpritje, sipas vlerësimit të atyre që kanë më së shumti rëndësi: mysafirëve."

"Renditja në mesin e fituesve të Përzgjedhja e udhëtarëve në Tripadvizor 2022  është gjithmonë e vështirë – por asnjëherë më shumë se këtë vit pasi dalim nga pandemia. Unë jam e impresionuar me hapat që keni ndërmarrë për të përmbushur kërkesat e reja të udhëtarëve, qoftë përdorimi i teknologjisë së re, zbatimi i masave të sigurisë ose angazhimi dhe trajnimi i personelit të jashtëzakonshëm. Ju jeni përshtatur shkëlqyeshëm përballë vështirësive”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)