18 Tetor 2019

Avioni i parë me 150 turistë nga Biellorusia mbërrin në Tiranë

Tiranë, 13 qershor - Avioni i parë me 150 turistë nga Biellorusia mbërriti të hënën në aeroportin \"Nënë Tereza\", në Rinas.

Heqja e vizave me disa shtete, miratuar nga qeveria shqiptare disa javë më parë, po konkretizohen me turistë që do të vijnë çdo javë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator.

Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8000 turistë. Ndërkohë që sfida turistike e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore.

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik, qeveria miratoi në fund të muajit maj vendimin për shtimin e disa shteteve në listën e shteteve/shtetasve të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë, ndër to Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, dhe Moldavia, shtetasit e të cilëve mund të vizitojnë vendin për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)