12 Dhjetor 2019

Amsterdami rrit taksat për turistët

Amsterdam, 12 shtator - Amsterdami po konsideron një rritje radikale të taksave mbi turistët, me 10 euro për natë, për të larguar vizitorët që shpenzojnë pak dhe për të parandaluar që qyteti të kthehet në një Venecia të veriut.

Rreth 17 milionë njerëz vizituan qytetin me 850 mijë banorë, në 2016-ën, nga 12 milionë që ishin një vit më parë dhe trendi pritet të përshpejtohet.

Më shumë se çereku i turistëve qëndrojnë në hotele të lira, sipas Këshillit lokal, duke kontribuar shumë pak në arkat e bashkisë dhe në të njëjtën kohë, duke inkurajuar dominimin e qendrës së qytetit nga akomodimet për turistët.

Javën e kaluar, qytetarë të Amsterdamit protestuan me banera e megafonë në duar, në shenjë frustrimi kundër ndryshimit të fytyrës së qytetit. 'Amsterdami nuk është për shitje' apo 'ky është qyteti jonë',  ishin disa prej sloganeve që thërrisnin.

Pas masave të shumta që janë marrë për t’ju përgjigjur shqetësimeve të banorëve, përfshirë moratoriumin ndaj ndërtimit të hoteleve dhe fushatës për të inkurajuar turistët të qëndrojnë përtej qendrës së qytetit, tani në tryezë vihet plani për rritjen radikale të taksës.

Këshilltari për financat Udo Kock, tha se nevojitej një formulë e re për të larguar turistët që shpenzojnë pak, në favor të atyre që kontribuojnë më shumë për buxhetin. 'Na duhen turistë që qëndrojnë disa net, vizitojnë muzetë dhe darkojnë në restorante të mirë, e jo njerëz që vijnë për një fundjavë, për t’u endur në distriktin e dritave të kuqe", ishin fjalët e tij për gazetën holandeze Het Parool.

Këshilli po konsideron vendosjen e një takse fikse prej 10 eurosh për natë, që do t’i shtohet 5 përqindëshit të kostos së hotelit në qendër të qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- KIPRED organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)