31 Maj 2020

Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina kthehen sot në Kosovë

Prishtinë, 31 maj - Pas përfundimit të suksesshëm të ekspeditës që e çoi Kosovën në majën më të lartë në botë, në Everest, alpinistët e Klubit Alpin Prishtina (KAP), Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, do të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës.

Alpinistët do të priten nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe bjeshkatarë e miq të natyrës.

Ata do të mbajnë një konferenca për shtyp në sallën e konferencave në Aeroportin e Prishtinës ku  në adresimin që do ta kenë për media do t’i shpalosin përvojat gjatë rrugëtimit 66 ditor në Himalaje dhe emocionin që të jep maja më e lartë, Mount Everest (8848 m/lmd), kur ngjitesh mbi të.

Ekspedita Everest 2017 është ideuar dhe organizuar nga Klubi Alpin Prishtina me qëllim që ta cojë Kosovën në kulmin e botës.

Përgatitjet kanë filluar qysh para tre vjetësh dhe pjesë e tyre kanë qenë katër alpinistë të KAP-it, por në mungesë fondesh, vetëm dy prej tyre morën rrugën për në Nepal. Hasanramaj dhe Mula ngritën flamurin e Kosovës dhe atë Shqiptar në majën më të lartë në botë më 22 maj 2017.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Maj 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 16:00)