27 Prill 2024

Tregu i pasurive të patundshme në Dubai shënon rënie

Dubai, 13 shtator - Në panairin 16. “Cityscape Global 2017”, i cili po realizohet në Dubai, firmave iu dha për herë të parë leja për të bërë shitje të nxehta.

Por shitjet e këtij lloji mundën t’i bëjnë vetëm kompanitë, të cilat kanë projekte në Dubai.

Bëhet e ditur se kjo leje është dhënë për të gjallëruar sektorin e pasurive të patundshme në Dubai, një treg ky që tashmë ka hyrë në një periudhë stanjacioni.

Të dhënat e publikuara në panair nxorën në pah edhe shifra tronditëse në lidhje me sektorin e patundshmërive në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Sipas të dhënave në fjalë, në EBA janë aktualisht 7 mijë e 878 projekte patundshmërish në ndërtim e sipër, vlera e përgjithshme e të cilave llogaritet të jetë 227,9 miliardë dollarë.

Nga këto, 2 mijë e 812 janë vetëm në Dubai dhe vlera e tyre arrin në 121,1 miliardë dollarë. Mungesa e kërkesave intensive për këto projekte ka nisur të shkaktojë kokëçarje edhe në ekonominë e vendit, që zhvillohet në varësi të shitjeve të pasurive të patundshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)