03 Dhjetor 2020

Tregu i automjeteve në BE shënon rënie prej 24,5 për qind

Bruksel, 23 tetor - Tregu i automjeteve të Bashkimit Evropian (BE) shënoi një rënie të mprehtë prej 24,5 për qind në periudhën janar-shtator të vitit 2020, duke arritur në gjithsej 1.2 milionë njësi në bazë vjetore.

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), pavarësisht nga fitimet e muajit të kaluar, ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të rëndojë mbi kërkesën e përgjithshme deri më tani këtë vit.

"Nga janari deri në shtator secili nga 27 vendet anëtare të BE-së shënoi rënie dyshifrore, përfshirë katër ato kryesoret, Spanja (-33 për qind), Italia (-21,7 për qind), Franca (-21 për qind) dhe Gjermania (-21,4 për qind)", njoftoi ACEA.

Në bazë mujore, kërkesa për automjete komerciale në bllokun evropian u përmirësua dukshëm në muajin shtator, me regjistrimet që u rritën për 13,3 për qind apo në 163.512 njësi.

ACEA tha se kjo rritje u drejtua kryesisht nga sektori i furgonëve, i cili përbënte mbi 84 për qind të të gjitha regjistrimeve të automjeteve komerciale.

"Të katër tregjet më të mëdha të rajonit regjistruan të gjitha rezultate pozitive me fitime dyshifrore në muajin shtator, me Italinë (+17,8 për qind), Gjermaninë (+17,6 për qind) dhe Francën (+15,1 për qind)", njoftoi ACEA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)