26 Prill 2024

Tregtia mes Rusisë dhe Bashkimit Europian rritet me 28.7 për qind

Bruksel, 11 gusht - Qarkullimi tregtar mes Rusisë dhe Bashkimit Europian (BE) u rrit në 7-mujorin e parë të vitit me 28.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, deklaroi të mërkurën Shërbimi Doganor rus.

Sipas deklaratës, qarkullimi tregtar BE-Rusi arriti 117.8 miliardë dollarë amerikanë gjatë kësaj periudhe.

Eksportet ruse në BE arritën 79.4 miliardë dollarë, një rritje prej 31.2 për qind, ndërkohë eksportet e BE-së në Rusi arritën në mbi 38.3 miliardë dollarë, një rritje 23.7 për qind.

Ndërkohë, qarkullimi tregtar mes Rusisë dhe Kinës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti arriti në 38.3 miliardë dollarë, një rritje me bazë vjetore 35.4 për qind.

Eksportet nga Rusia në Kinë u rritën 39.5 për qind në 18.1 miliardë dollarë, ndërkohë eksportet nga Kina në Rusi arritën 20.1 miliardë dollarë, një rritje 31.9 për qind, thuhet në deklaratë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)