19 Shtator 2018

Tarifat e propozuara nga Trump mund të sjellin një lufte të re tregtare

New York, 10 mars - Vendet partnere tregtare po kritikojnë tarifat e propozuara nga administrata Trump për importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara. Shumë analistë thonë se mund të shkohet drejt një lufte të re tregtare, e cila mund të dëmtojë jo vetëm ekonomitë e mëdha, por edhe vendet në zhvillim.

Donald Trump premtoi gjatë fushatës elektorale se do të mbrojë industrinë amerikane, e cila thotë se është shkatërruar nga importet e huaja të lira. Ndërsa administrata amerikane po përgatitet të përmbushë këtë premtim, partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara u zotuan se do të kundërpërgjigjen.

Eksportet e aluminit kinez u rritën me mbi një të katërtën gjatë dy muajve të parë të këtij viti. 14% e tyre shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara. Pekini paralajmëroi kundër tarifave të reja.

“Vetëm do të dëmtojnë të dyja palët. Kina do të japë patjetër një përgjigje të justifikuar dhe të domosdoshme”, deklaroi Wang Yi, Ministër i Jashtëm i Kinës.

Evropa gjithashtu ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet ndaj eksporteve amerikane.

“Në listë janë produkte çeliku, industriale, produkte bujqësore, disa lloje uiski, gjalpi i kikirikut, boronicat dhe lëngu i portokallit”, tha Cecilia Malmstrom, Komisionere e Bashkimit Evropian për Tregtinë.

Presidenti Trump thotë se industria e çelikut dhe e aluminit është thelbësore për sektorin e mbrojtjes dhe se tarifat nevojiten për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Organizata Botërore e Tregtisë përballet me një dilemë të vështirë.

“Gjykatësit e OBT-së mund të thonë se Shtetet e Bashkuara mund të veprojnë kështu për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Kjo do të nxirrte jashtë loje të gjithë sistemin, pasi bazuar tek siguria kombëtare, mund të bëhet çdo gjë tjetër”, thotë Profesor Ken Shalden, i London School of Economics.

Zoti Shalden thotë se shumë vende u anëtarësuan në OBT në vitin 1994, me mirëkuptimin se tarifat e importeve në SHBA do të kishin një tavan maksimal.

“Jo të gjitha vendeve u pëlqenin marrëveshjet, por pranuan të bënin disa gjëra në këmbim të konçensioneve. Ndër konçensionet kryesore ishte se tarifat amerikane do të fiksoheshin në një nivel të ulët. Kështu u ra dakort në vitin 1994. Nëse tashmë, gati 25 vjet më pas, SHBA-ja thjesht vendos t’i eliminojë këto kufizime, atëherë kjo do të shkaktojë probleme serioze”, thotë Profesor Shalden.

Evropa thotë se po koordinon veprimet me vende të tjera në mbarë botën për t’iu kundërpërgjigjur tarifave amerikane. Në sfond po shfaqet perspektiva e një lufte tregtare dhe shumë njerëz i frikësohen dëmeve ekonomike ndaj të gjitha palëve.

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018  - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)