23 Mars 2019

Shkëmbimet tregtare Shqipëri - Kosovë arrijnë në 271 milionë euro

Prishtinë, 5 janar - Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë ka bërë të ditur se viti 2018 shënoi rritjen me te larte te shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasadori Qemal Minxhozi ka thënë së gjate vitit 2018 u shkëmbyen 71 milionë euro mallra me shumë se në vitin 2017 dhe 106 milion me shumë se në vitin 2016.

"Gjatë vitit 2018 midis 2 anëve të kufirit u shkembyen 271 milionë euro, ku Shqipëria eksportoi 205 milionë ndërsa Kosova eksportoi në Shqipëri 66 milionë euro", ka theksuar Munxhozit.

Krahasuar me një vit me parë Kosova sipas tij i riti eksportet e saj 23 përq ind ndërsa Shqipëria 33 për qind.

"Uroj që 2019 te njohe rritje edhe me të medha!", ka theksuar në fund Minxhozi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)