26 Prill 2024

Shitjet e Volkswagenit shënojnë rënie të lehtë

Frankfurt, 18 prill - Prodhuesi gjerman i makinave "Volkswagen" shiti 2.5 milionë makina në tremujorin e parë të këtij viti, 0.5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar ditët e fundit.

Kompania shiti rreth 991 mijë automjete në mars, 2.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Europa vazhdon të jetë tregu më i madh për \"Volkswagen\"-in.

Kompania e njohur gjermane ka shitur pothuajse 1.1 milion automjete në Evropë në tre muajt e parë, me një rritje vjetore 4.4 për qind.

Në Shtetet e Bashkuara, shitjet e saj në tremujorin e parë u rritën 9.2 për qind, duke arritur në mbi 135 mijë.

Por shitjet e \"Volkswagen\"-it në Kinë gjatë kësaj periudhe ranë 6.7 për qind, duke arritur në 891 mijë, pasi marka e saj \"Audi\" tërhoqi makina nga tregu kinez, duke sjellë në një rënie të madhe prej 22 për qind të shitjeve të kësaj marke.

Kina është tregu më i madh i \"Volkswagen\"-it në Azi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)