07 Korrik 2020

Shënohet Dita Botërore e Metrologjisë

Prishtinë, 19 qershor - Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka shënuar Ditën Botërore të Metrologjisë me disa aktivitete.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në fjalimin e tij për këtë ditë ka thënë se Metrologjia është pjesë e infrastrukturës së cilësisë, së bashku me standardizimin dhe akreditimin, dhe si e tillë përbënë një hallkë të rëndësishme në funksionimin e kësaj infrastrukture.

Sipas ministrit ndikimi i metrologjisë në tregtinë dhe industrinë e një vendi është i jashtëzakonshëm, dhe llogaritet si një barometër për të vlerësuar gjendjen e zhvillimit të një vendi si dhe për vlerësimin e kapaciteteve të një vendi dhe mundësitë për të fuqizuar ekonominë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Agjencia e Metrologjisë së Kosovës ka nevojë të vazhdueshme për mbështetje në drejtim të fuqizimit të metrologjisë dhe të komplet infrastrukturës së cilësisë, si dhe në funksion të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe kushtetuese, siç janë mbrojtja e konsumatorit, mbështetje prodhimeve vendore dhe kompanive shërbyese, si dhe krijimit të mundësisë për rritjen e eksporteve që Republika e Kosovës bënë drejt vendeve tjera”, tha ministri.

Ndërsa kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, tha se interes i posaçëm i është kushtuar avancimit të laboratorëve të AMK në ngritjen e standardeve të matjeve duke siguruar kalibrimet dhe ndër-krahasimet laboratorike me mbështetjen e projektit FMG 2 (Për Lëvizjen e Lirë të Mallrave), si dhe përgatitjet për fillimin e procesit të akreditimeve të laboratorëve që operojnë në kuadër të Departamentit të Metrologjisë Shkencore dhe Industriale, në kuadër të AMK.

“Gjatë kësaj kohe kemi realizuar një sërë takimesh dy palësh dhe shumëpalëshe me drejtorë të agjencive simotra në rajon dhe me vendet e BE-së, nga të cilët kemi marr mbështetje dhe kërkesa konkrete për bashkëpunim për ngritje të kapaciteteve dhe për shkëmbime përvojash. Në funksion të kësaj pritet së shpejti të nënshkruhen disa memorandume mirëkuptimi me disa nga vendet e rajonit dhe të BE, si dhe ripërtëritja e memorandumeve me Shqipërinë dhe Turqinë”, tha Fejza.

Në anën tjetër Endrit Shala, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti dhe Industri tha se Agjencia e Metrologjisë është ndër hallkat më të rëndësishme të ekonomisë së një vendi.

“Metrologjia është njëra ndër hallkat më të rëndësishme të një vendi që për synim e ka zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e bizneseve. Po ashtu Metrologjia është agjencion që mbron të drejtat e konsumatorit dhe prodhuesit vendor. Si kryetar i komisionit parlamentar do t’iu mbështes për t’i shtyrë përpara punët që i keni dhe zotohem se do ta jap të gjithë kontributin tim në fuqizimin e infrastrukturë së cilësisë për harmonizimin e ligjeve me atë të BE-së”, tha deputeti Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)