27 Shtator 2020

Rreth 54 për qind e bizneseve veprojnë me aktivitetin e tyre ekonomik me qira

Prishtinë, 28 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për herë të parë ka bërë matjen e ekonomisë së pavrojtuar në Kosovë, duke përfshirë katër (4) sektorë: transportin, hotelerinë, ndërtimtarinë dhe restorantet. Sektori i ndërtimtarisë është matur për vitin 2017, kurse në tre sektorët e tjerë janë bërë matjet për TM3 2018.

Sipas anketës, (sipas klasifikimit të NACE Rev. 2) rreth 34% e bizneseve merren me transport tjetër tokësor të udhëtarëve; rreth 31% e bizneseve veprojnë si taksi; derisa 29% e bizneseve merren transport rrugor të mallrave;  dhe 6% merren me transport tokësor urban dhe periferik.

Ndërkaq, te sektori i hotelerisë, rreth 47% të dhomave janë me nga një shtrat; 41% të dhomave janë me dy shtretër; 7% janë me 3 e më shumë shtretër; 4% janë apartamente; 0.1% janë rezidenca; dhe 1% tjetër.

Numri mesatar i punëtorëve të përhershëm në hotelet e anketuara ishte pak më i lartë në muajin korrik (mesatarisht 5.97 persona) dhe gusht (mesatarisht 5.93 persona), në krahasim me shtatorin (ku mesatarisht ishin 5.73 persona).

Te sektori i restoranteve, aktivitetet më të shpeshta ishin: bar, kafeteri (44%), ushqimet e shpejta (34%); restorantet (31%); dhe klubet (1%).

Më shumë se gjysma e bizneseve që ishin pjesë e kësaj ankete, raportuan se njësia biznesore në të cilën veprojnë me aktivitetin e tyre ekonomik është e marrë me qira, rreth 54%; rreth 35% e bizneseve raportuan se njësia biznesore i takon atyre, pavarësisht nga lokacioni; përderisa 12% e bizneseve veprojnë në një njësi që është pjesë e shtëpisë së tyre.

Te sektori i ndërtimtarisë, një biznes i zakonshëm raportoi se rreth 89% e vlerës së punimeve të realizuara në vitin 2017 i takon kategorisë Ndërtime të reja; rreth 7% i takon kategorisë Mirëmbajtje dhe riparime të vogla; dhe 4% Riparime të mëdha të ndërtimeve ekzistuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)