26 Prill 2024

Qeveria jep obligacion me maturitet 7 vite në vlerë 10 milionë euro

Prishtinë, 30 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje Ankandin e Letrave me Vlerë KV013-17, Obligacion Qeveritar me maturitet 7 vite në vlerë nominale 10 milionë euro. Kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.

Fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë Euro.

Blerësit kryesor sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)