28 Shkurt 2020

Qeveria iu ofron bizneseve të diasporës kushte për investime në Kosovë

Prishtinë, 24 maj -Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Parku Ekonomik për Bizneset nga Diaspora në Malisheve”, bashkë me Ministrinë e Diasporës dhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro- Gjermane.

Ministri Shala tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovën po bën hapin e parë për afrimin e investitorëve nga diaspora, me punë konkrete,

“Ashtu siç kanë kontribuar për mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit tonë për dekada me radhë, ashtu siç kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës, tash është koha që bizneset nga diaspora të kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik."

"Është hera e parë që Qeveria e Kosovës iu ofron mundësi konkrete përfaqësuesve të bizneseve të diasporës për investime në Kosovë. Ky është vetëm hapi i parë, dhe sipas kërkesave të bizneseve do t’iu ofrojmë edhe lehtësira të tjera në mënyrë që zhvillimin ekonomik të vendit tonë ta bëjmë së bashku”, tha ministri Shala.

Sipas tij, diaspora ka rol të pamohueshëm në ndërtimin e Kosovës për dekada me radhë, dhe po mos të ishte diaspora, as sot Kosova nuk do të ishte kështu.

“Falënderues përjetësisht për atë që keni bërë për Kosovën. Por tash është koha që edhe Qeveria e vendit tuaj, t’iu krijojë kushte që kapitalin tuaj ta investoni në Kosovë, duke ndikuar në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Shala.

Ministri Shala bëri të ditur se MTI-ja do të jetë adresë e shqetësimeve të bizneseve të diasporës në çdo kohë që kanë nevojë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë adresa e juaj 356 ditë të vitit që ju t’i adresoni shqetësimet tuaja, nëse i keni, dhe do të punojmë shumë që bizneset e diasporës të kenë kushte dhe mundësi që të punojnë në Kosovë”, tha ministri Shala.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është realizimi i projektit “Parku Ekonomik për Biznese nga Diaspora në Malishevë”  dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë zotohet që pronën e Parkut Ekonomik do ta japi në shfrytëzim për investitorët nga Diaspora, sipërfaqen në fazën e parë prej 15 hektarëve, me mundësi rritjeje në 40 hektar, për 99 vite. MTI zotohet të financojë ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)