23 Korrik 2018

Produktet nga Kina më të rrezikshmet në BE

Bruksel, 17 prill - Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë patur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Sistemi paralajmërues "RAPEX" i cili kryen detyrën si "sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore" mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij për vitin 2017.

Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së, Komunitetit Ekonomik Europian dhe Zonës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Ndërkohë, njoftimet për produktet e pasigurta me origjinë prodhimi vendet e tjera kanë qenë 14 për qind, si dhe është bërë e ditur se 7 për qind ka qenë norma e njoftimeve për produktet për të cilët nuk dihen se nga e kanë origjinën e prodhimit.

Numri i "produkteve të rrezikshme" në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim europian në 413.

Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind automjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit.

Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2018  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë Komunën e Kamenicë ku do te takoeht me me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës viziton kompaninë Al Petrol  në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar.  (Zyret Qendrore te Al Petrol, ora 9:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe, ORKIDE dhe X40 mbajn konferencën për media rreth performancës publike “Drunj të pastër”. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian- e ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje znj. Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në  fshatin Kitkë te Komunës se Kamenicë. (Fshati Kitkë, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova“. (Zyret e AKB–së, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës ku do te takohet me menaxhmentin dhe minatorët. (Miniera e Artanës, ora 14:00)