14 Dhjetor 2017

Prodhimtaria vendore dhe zonat ekonomike prioritet i MTI-së

Prishtinë, 6 tetor - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga Agim Shahini, kanë takuar ministrin e Tregtisë e Industrisë Bajram Hasanin, me të cilin kanë biseduar lidhur me forcimin e bashkëpunimit të ndërsjell.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se janë një varg shqetësimesh të bizneseve, të cilat u janë dërguar edhe kryeministrit dhe ministrave përkatës për ti përmirësuar dhe që kanë marr përkrahje që do të realizohen shumë shpejt disa nga kërkesat e bizneseve.

"Prodhuesit vendës, duhet të jenë prioritet i qeverisë së re dhe se tash mbi dy vjet nuk ka zhvillime e përparime. Nga ana tjetër reformat fiskale kanë nisur vite më parë e që më shumë ishte marketing sesa kishte veprime konkrete e në anën tjetër bizneset prisnin realizimin e kërkesave të tyre", tha Shahini.

Ai në emër të AKB-së i ofroi mbështetje ministrit Hasani për t'i dërguar proceset përpara dhe në vitin që vjen presin që të ketë zhvillime të mëdha në mënyrë që të kompensohen edhe humbjet nga stagnimi ekonomik i vitit të kaluar dhe ky vit.

Kryetari i AKB-së, shtoi se MTI-ja duhet angazhohet më shumë për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si ajo MSA-së e CEFTA-së dhe lehtësira të tjera tregtare që avancojnë Kosovën drejt antarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Bajram Hasani, ministër i Tregtisë e Industrisë, tha se prioritet mbi prioritete kanë prodhimin vendës dhe do të ndërmarrin masa mbrojtëse për të përkrahur e zhvilluar bizneset prodhuese dhe në anën tjetër në bazë të ligjeve do të marrrin masa ndaj importeve në mënyrë që të favoriozhen prodhimet vendore.
 
"Do të mbështesim e shtyjemë prodhuesit vendor, në mënyrë që të zhvillohemi, punsohen njerëzit e rritet mirëqenia qytetare", tha ministri.

Sipas tij prioritet do të jenë edhe funksionalizimi i zonave ekonomike dhe që do të nisin me investimet e zonës ekonomike të Suharekës dhe zonat tjera, për të cilat tashmë janë ndarë edhe mjete.

Ministri Bajram Hasani, premtoi një varg lehtësirash për bizneset të cilat do të ndodhin shumë shpejt. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)