20 Maj 2022

Policia kap një kamion cisternë me naftë dhe mallra të tjera ilegale nga Serbia

Prishtinë, 12 maj - Policia Kufitare e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu”,  në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, sot në fshatin Kovaçë  komuna e Zubin Potokut,  kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar.

Gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.

Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës   dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.

Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. 
 
Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra”

Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)