12 Nëntor 2019

Oda e Afarizmit përshëndetë vendimin për të eksportuar peshk në Maqedoni

Prishtinë, 5 shtator - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), përshëndetë vendimin e marrë nga Maqedonia e Veriut për heqjen e taksës së padrejtë të vendosur në Qershor të këtij viti për ndalimin e importit të peshkut me origjinë nga Kosova.

Ky vendim vjen si pasojë e presionit që MTI i ka bërë shtetit Maqedonas duke vendosur taksë të ndërsjelltë ndaj disa produkteve, gjë e cila po shihet që ka pasur efektin e saj.

OAK fton Qeverinë e vendit që të rrisë përkrahjen e prodhuesve vendor dhe të përdor masa reciprociteti ndaj vendeve që po pengojnë bizneset e Kosovës.

OAK rikujton Insitiucionet e Kosovës për nevoja të mëdha që i ka biznesi vendor, andaj kërkojmë që të kenë përkrahje maksimale.  

Kujtojmë që OAK, ka reaguar mënjeherë pas marrjes se vendimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shitjes së rasadit të Peshkut me origjinë nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta-Istog.

Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi.

Me ketë rast. OAK falënderon Ministrin Shala për mbeshtetjen që i ka bërë këtij sektori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)