17 Janar 2021

Njësit e antikontrabandëstë doganës kapin mbi 65.000 euro

Prishtinë 14 gusht - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kane konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.
 
"Sot në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga serbia një sasi të konsiderueshme të parave", thuhet në njoftimin e doganës.

Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.

Paratë kane qenë të fshehura mire dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.

Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)