26 Prill 2024

Ngritet indeksi i çmimeve të importit në Kosovë për 0.9 për qind

Prishtinë, 4 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.9% në TM2 2018, krahasuar me TM1 2018.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (6.8 %); druri dhe artikujt e drurit (4.2%); lëkura dhe artikujt prej saj (3.1 %); mjetet e transportit (1.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (1.3%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (1.0%); produktet e industrive kimike (0.7%);  instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.4%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.2%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tekstilit (-2.9%); produktet bimore (-2.8%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-2.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.5%); këpucët (-0.9%); vajrat ushqyese (-0.7%); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (-0.3%); dhe letra dhe artikujt prej saj (-0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2018 me TM2 2017 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.4%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (15.8%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (6.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (4.5%); druri dhe artikujt e drurit (3.7%); mjetet e transportit (1.2%); dhe tekstili dhe artikujt prej tij (0.9%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-12.2%); lëkura dhe artikujt e saj (-7.4%); letra dhe artikujt e saj (-6.6%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-4.5%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-3.7%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (-1.8%); prodhimet bimore (-1.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.2%); dhe vajrat ushqyese (-0.9%).
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)