03 Qershor 2020

Nga Serbia hyjnë 84 maune në Kosovë me vlerë gjysmë milioni euro

Prishtinë, 3 prill - Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka dhënë statistikat pas ditës së dytë kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr taksën duke vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë.

“Ditën e parë nga Serbia në Kosovë kanë hyrë rreth 16 maune, ndërsa sot ka pasur një vëllim më të madh të mallrave me mbi 84 maune e që kapin vlerën e rreth gjysmë milioni euro”, tha ai.

Stavileci thotë se në bazë të informatave por jo të konfirmuara plotësisht sot janë kthyer prapa dy maune nga Serbia, ndërsa dje ishte kthyer prapa një muane.

“Këto maune nuk i kanë plotësuar kriteret kushtetuese siç janë vendosur në bazë të vendimit të qeverisë”.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës thotë se dy ditë pas largimit të tarifës ende nuk ka ndonjë produkt boshnjak që është futur në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)