27 Prill 2024

Në tremujorin e parë të 2017 janë regjistruar 2 850 ndërmarrje

Prishtinë, 2 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e parë 2017 (TM1 2017).

Në tremujorin e parë të vitit 2017 (TM1 2017) gjithsej janë regjistruar 2 850 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2016) vërehet një rritje për 26.6% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2016) vërehet një rënie për 1.6% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 799 ndërmarrje të regjistruara (28.0%); bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 350 (12.3%); ndërtimtaria me 269 ndërmarrje (9.4%); prodhimi me 265 (9.3%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 261 (9.2%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 188 (6.6%); ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 të punësuar përbën 2 740 ndërmarrje të regjistruara, ose 96.1%; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 82 ndërmarrje të regjistruara (2.9%); 10 deri në 19 të punësuar me 20 ndërmarrje të regjistruara (0.7%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje (0.3%); ndërsa në kategorinë 250+ të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 754 ndërmarrje të regjistruara (26.5%); Ferizaj me 232 ndërmarrje të regjistruara (8.1%); Prizreni me 224 ndërmarrje të regjistruara (7.9%); Peja me 169 ndërmarrje të regjistruara (5.9%); Gjilani me 166 ndërmarrje të regjistruara (5.8%); Mitrovica me 114 ndërmarrje të regjistruara (4.0%); Gjakova me 95 ndërmarrje të regjistruara (3.3%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)