14 Korrik 2020

MTI verifikon peshoret e rënda

Prishtinë, 26 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi e ka vëzhguar nga afër Inspektoratin e Tregut gjatë verifikimit të peshoreve të rënda, që i ka kryer Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, para fillimit të sezonit të korrje-shirjeve.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se ky verifikim është duke u bërë në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit, që sipas tij, është top prioritet i MTI-së.

“Sot ishim tek një biznes me ekipin e Inspektoratit të Tregut dhe atë të Metrologjisë për të parë nga afër se si po rrjedh puna në verifikimin e peshoreve, pasi siç e dini tashmë edhe jemi në prag të sezonit të korrje-shirjeve dhe për mua është shumë e rëndësishme që matja e peshës së  grurit, që e sjellin bujqit në mulli të jetë e saktë."

"E kam thënë dhe po e ritheksoj se ndër prioritetet e mia më të rëndësishme është mbrojtja e konsumatorit, e këto verifikime janë duke u bërë në vazhdën e kësaj, që konsumatorit të mbrohet”, tha ministri Krasniqi.

Ministri tha se këto verifikime janë edhe të në mirë të biznesit, sepse e rëndësishme është të mos dalë askush i dëmtuar.

“Me rekomandim timin, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete që nga fillimi i këtij muaji që t’i verifikojë peshoret e mullinjve, që kur të fillojë sezoni i korrje-shirjeve peshoret të jenë të sakta në matje. Kjo po ashtu është edhe në të mirë të bizneseve, sepse mos matja e saktë e peshoreve, mund ta dëmtojë biznesin në matje të sasisë, duke dalë në minus."

"Kështu që për ne ka shumë rëndësi të jetë gjithçka në rregull. Verifikime të tilla do të vazhdojnë dhe kemi fokus të veçantë mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor dhe njëkohësisht do t’i mbështesim bizneset, por që do të kërkojmë edhe cilësi”, tha ministri Krasniqi.

Ndërsa kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, tha se në prag të sezonës së korrje-shirjeve rritet edhe sasia e grumbullimit të grurit dhe se është praktikë një verifikim i tillë.

“E falënderoj ministrit për angazhimin e tij në funksion të mbrojtjes së konsumatorit, që është edhe ky inspektim në kuadër të fushatës së verifikimit të peshoreve të rënda në pikat grumbulluese të grurit në prag të fillimit të sezonës së korrje-shirjeve."

"Zakonisht është praktikë që verifikimi i peshoreve të bëhet në këtë sezon për shkak se është koha që pikat grumbulluese tash kanë sasia më të madhe të punës dhe se qysh në fillim të muajit ne kemi filluar inspektimin e peshoreve, kur dihet se tashmë fillon faza kulmore e këtij aktiviteti”, tha Fejza.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)