06 Gusht 2020

MTI propozon marrëveshje për investime me shtetin e Katarit

Prishtinë, 11 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot i ka propozuar Qeverisë së Kosovës aprovimin e nismës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për negocim dhe përgatitjen e një marrëveshje në mes shtetit të Kosovës dhe të Katarit për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.

Ministri Shala ka theksuar se qëllimi i kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimin ekonomik  ndërmjet dy shteteve.

“Me qëllim të nxitjes dhe krijimit të kushteve të favorshme për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ku secila palë kontraktuese promovon dhe inkurajon brenda territorit të saj investime nga investitorët e palës tjetër kontraktuese dhe në të njëjtën mënyrë do të pranojë këto investime në territorin e saj në përputhje me ligjet dhe rregullat e saj”, theksoi Shala.

Sipas ministrit, kjo marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Katarit, që do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit reciprok, përfitues, tregtar, ekonomik dhe njëkohësisht do t’u japë investitorëve të dy vendeve siguri dhe garanci se investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të plotë sipas ligjit.

“Investimet reciproke do t’i ndihmojnë ekonomitë e dy vendeve, veçanërisht Kosovën e cila tashmë është në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm”, ka deklaruar ministri Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)