27 Shtator 2020

MTI në përkrahje të bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Prishtinë, 24 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka shprehur mirënjohje për prodhuesit e Kosovës që me punën e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar.

Ministri Shala theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor e ka mbështetjen e prodhuesve vendor, që sot i ekspozuan produktet e tyre shumë cilësore në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

“Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë të përkushtuara në përkrahjen e prodhuesve vendor që t’i certifikojnë produktet e tyre, që të jenë të gatshëm dhe konkurrent për tregjet e huaja. Të vazhdoni të punoni që ta rrisim cilësinë e prodhimeve tona, që ta rrisim edhe tregun dhe besimin në produktet “Made in Kosova”’, tha Shala.

Ministri theksoi se të gjitha aktivitetet dhe projektet në kuadër të MTI-së kanë për qëllim mbështetjen e kompanive kosovare.

“Shfrytëzoj rastin të ftoj të gjitha kompanitë kosovare dhe përfaqësuesve të tyre, si Oden Ekonomike, ta vazhdojmë dhe ta avancojmë bashkëpunimin tonë drejt këtyre objektivave. Këto janë sfida, por edhe mundësi, të mëdha dhe mund t’i realizojmë vetëm duke bashkëpunuar. Nga këtu edhe njëherë ju shprehim mirënjohje të veçantë prodhuesve kosovarë, të cilët, me punën e tyre, po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Ministri tha se MTI çdo herë do të jetë përkrah bizneseve dhe do të avokoj për zgjidhje të problemeve të tyre, duke bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)