03 Gusht 2021

MTI inspetkon deponitë e derivateve të naftës

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me Inspektoratin e Tregut inspektuan sot deponitë e derivateve të naftës.

Inspektimi u bë në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”, nga ku edhe u morën mostrat për vlerësim të cilësisë së naftës.

Ministri Krasniqi u shpreh se ky inspektim po bëhet për të parë se çfarë cilësie e naftës iu ofrohet qytetarëve të Kosovës.

“Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilësore në të gjitha fushat. Sot në këtë rast ne morëm mostra në depnoninë e derivateve “Shell Kosova” dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan.

''Prandaj,  për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”, deklaroi ministri Krasniqi.

Ministei Vesel Krasniqi, në mëngjes ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve me të cilët ka biseduar lidhur me gjendjen e tregut të derivateve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)