05 Qershor 2020

Mirëpritet heqja e tarifës dhe vendosja e reciprocitetit

Prishtinë, 1 prill - Ka nisur zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se masat e reciprocitetit ose veprimet e ndërsjellta janë institut i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

E për vendimin dhe atë se kush përfiton nga kjo flasin përfaqësuesit e  komunitetit të bizneseve dhe njohësit e ekonomisë.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Bashkim Osmani, tha për "Syri.net", se janë pro vendimit të Qeverisë.

Sipas tij KPK-ja e përkrah vendimin e qeverisë për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

"Ne jemi prapa çdo vendimi, i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës. Shpresojmë shumë që largimi i tarifës 100% do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë", tha Osmani.

Ai shtoi se gjithashtu shpresojnë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella.

Kryetar i Klubit të Prodhuesve, mendon se qeveria sa i përket taksës, duhet të jetë në kordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zekaj, tha për "Syri.net", se beson në integrimin e plotë ekonomik të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton tregti të lirë pa barriera ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor,
ashtu siç parashihet me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

 Ai shtoi se duke u nisur nga kjo ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin tonë për barrierat e kohëpaskohshme jotarifore, e nganjëherë edhe tarifore, që shtetet pjesëmarrëse të CEFTA-së i kanë vendosur njëra tjetrës, duke përfshirë këtu edhe vendimin për tarifa 100% të vendosur nga Kosova për dy shtete të Ballkanit.

Sipas tij që nga ditët e para të marrjes së një vendimi të tillë, Oda Ekonomike Amerikane, ka kërkuar shfuqizimin e pakushtëzuar të vendimit për tarifa.

"Kjo do të thotë që qeveria të përmbahet nga zbatimi i masave të reciprocitetit, si dhe të shfrytëzojë mekanizmat në kuadër të marrëveshjes CEFTA për trajtimin dhe zgjidhjen e kontesteve tregtare.

Profesori Musa Limani, tha për "Syri.net", se sipas premtimeve, Qeveria Kurti tani në detyrë, hoqi tarifën 100,%, për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe do ta zëvendësoj me parimin e reciprocitetit.

Në fakt, tarifa nuk do të hiqet, por do të pezullohet për 3 muaj, nëse Serbia gjatë kësaj periudhe nuk reflekton pozitivisht, d.m.th. nuk tërhiqet nga lobimi i saj për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombetar, si dhe për tërheqjen e njohjeve dhe formave tjera kundër Kosovës, taksa përsëri do të kthehet.

Andaj, taksa nuk po hiqet pa kushte. Po zëvendsohet me një masë edhe më efikase si politike ashtu edhe ekonomike, siç është parimi i reciprocitetit.

"Kuptohet, me heqjen e taksës, në pikëpamje ekonomike më shumë do të përfitojë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, për shkak se kanë nivel më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe eksportojnë shumë më shumë mallra në tregun e Kosovës, sesa, Kosova në tregjet e tyre", tha Limani.

Sipas tij me këtë rast, Serbia do të këtë një treg ku brenda vitit do të përfitojë nga qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve vlerë mbi gjysëm miliardi euro. Kuptohet, efektet ekonomike për Kosovën do të jenë dukshëm me te vogla.
Mirëpo, sido që të jetë me këtë rast hiqet një barrier që Serbia e përdorte si kuisko për të vazhduar dialogun.

Me këtë rast përmbushet edhe kërkesa e miqëve tanë, si të SHBA, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe vendeve tjera anëtare të BE-së. Tani të shohim si do të veprojnë këto vende për fillimin dhe finalizimin e dialogut drejt njohjes reciproke me kufijt ekzitues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Me këtë rast, edhe kësaj here Kosova po bënë kompromise, me qëllim që të vihet deri te pranimi reciprok pa kurrfarë kushtesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Tani të shohim se çfarë efekti do të ketë parimi i reciprocitetit. Reciprociteti paraqet masë kryesisht politke, por duke përfshirë edhe elemente ekonomike. Parimi i reciprocitetit, nuk përfshinë vetëm sferën politike, por edhe ekonomike. Në fushën ekonomike, reciprociteti nuk ka të bëjë me sasi, por me masa reciproke të tarifave jashtë tarifore. Kështu, nëse Serbia nuk i pranon vulat e doganave të Kosovës, certifikatën e mallrave, vulën, origjinën e mallrave me Made in RKS, me targa RKS, diplomat etj, të njëjtat duhet t'i zbatoje edhe Kosova ndaj Serbisë.

Për këto masa, Serbia nuk mund të trumbetojë në botë se Kosova, po bënë diskriminim në transaksionet ekonomike, nëse ajo i merrë të njëjtat.

"Andaj, duke u bazuar në këtë që u tha më sipër, mendojë se parimi i reciprocitetit do të jetë masë shumë më efikase për Kosovën, si në pikëpamje politike, ashtu dhe ekonomike", tha Limani.

Profesori shton se në aspektin politik, parimi i reciprocitetit në vete kupton që të gjitha të drejtat që Kosova iu jep minoritetit serb, të kërkohen të njejtat të drejta t`i ipen minoritetit shiqptar ne Serbi, përkatësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvdegjë. Me fjalë të tjera, të drejtat qe Serbia iu jep shqiptarëve atje, të njejtat duhet bërë Kosova ndaj minoritetit Serb.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve  Agim Shahini, tha për "Syri.net" se heqja e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës i pasuron prodhuesit, tregtarët e transportuesit e Serbisë për afërsisht mbi 800 milionë euro, kurse po aq e varfron tregun e brendeshëm të Kosovës, Shqiprisë e vendeve tjera që kishin brenda këtyre 18 mujave sa kishm këtë aset në fuqi.

"Taksa rriti fuqinë konkurruse dhe prodhuese në Kosovë, por edhe krijoj rrjete të reja komunikuse mes vendet dhe tregjeve të ndryshme ekonomike që Kosova i kishte edhe jo aq të zhvillura", tha Shahini.

Sipas tij tash tregtarët serbë e kosovarë, do i harmonizojnë shpejt qëndrimet dhe rrisin komunikimet për të marr sa më shpejt tregun e vendit duke i përjashtuar ata që sot janë në tregun e Kosovës.

Kreu i AKB-së, shtoi ae nga kjo Kosova nuk fiton asgjë, përkundrazi i jep tegun Serbisë pa asnjë përfitim për Kosovën.

"Qeveria e Kosovës, po tregon pa pjekuri të madhe, sepse ose po ngutet ose po vonohet në vendime të mira për vendin", tha Shahini.

Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj, tha për "Syri.net" se e vlerëson që tani më nuk ka as efekt politik dhe ekonomik për faktin që ish Qeveria Kurti, tani në detyrë për shkak të kryeneqësisë së Kurtit kështuqë tani politikisht kemi një qeveri në detyrë, poashtu njëherit edhe bisedimet nuk do fillojnë derisa të kemi qeveri të re.

"Poashtu edhe efekt ekonomik nuk do ketë për faktin që tani më kemi ngecie ekonomike si rezultat i pandemisë së virusit korona", tha Kadriaj.

Sipas tij pra qeveria Kurti do të mbahet mend si qeveria që qytetari ka pritur më së shumti, ndërsa rezultoi me dështimin me të madh duke mos treguar bashkpunim me partnerin ekolicoonit njëherit edhe me faktorin ndërkombëtar dhe njëherit si qeveri e shkarkimve e më së paku e zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, tha për "Syri.net", se mbetet mu pa përfitimi ekonomik. Sigurisht vendi do të ketë më pak përfitime, por duhet me u kujdes me e përkrah prodhimin vendës me mbet konkurrues edhe pas heqjes së taksës.

Drejtori i Odës së Afarizmit Skender Krasniqi, tha për "Syri.net" se kanë kërkuar që nga fillimi që kjo masë të kthehet në reciprocitet të plotë, në mënyrë që të përfiton edhe Kosova.

Sipas në këtë mënyrë do të përfitoj vetëm Serbia dhe do të goditet përsëri prodhimi vendor, që ka fillu të rritet, sepse do të kemi çmime ndër niveln e kostos që do ti shkarroj bizneset.

"Kërkojmë nga qeveria, që të implementoj njëkohesisht reciprocitetin ashtu siç edhe ka deklaruar", tha Krasniqi.

 

/syri.net/

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)